image Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, shkruan Sinjali.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa nesër pritet që temperaturat të arrijnë deri në 8 gradë Celsius.

Të premten temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike. Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte). Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK.

/GazetaSinjali/