image Shqipëri/ Hajnat ia presin gishtin biznesmenit dhe ia marrin 100 mijë euro

Shqipëri

Shqipëri/ Hajnat ia presin gishtin biznesmenit dhe ia marrin 100 mijë euro

news image

Biznesmeni, Nazim Çangu, është rrahur dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe katër fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur duke e goditur me tytën e armës.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë, raporton TCh.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët. Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./GazetaSinjali/