Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Euro 2024 të enjten që vjen.
Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më 12 tetor në atë që po konsiderohet si një finale për të dyja Kombëtaret.
Numri i të interesuarve për ta parë lojën në stadiumin “Air Albania” ishte jashtëzakonisht i madh.
E për ata që nuk do të mundë të shkojnë në stadium, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka ftuar që të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për t’i përcjellë dhe për t’i mbështetur djelmoshat Kuqezi.
“ 12 Tetor – 12 orë FESTË” Të gjithë, në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi! Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe pse jo edhe FESTA E FITORES! Hyrja e lirë”, ka shkruar Veliaj në rrjetet sociale.