image Shqipëri, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Shqipëri

Shqipëri, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

news image

Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi në Golem.

Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J., pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M.J., 60-vjeç banues në Golem dhe shtetasja A.Ll., 50-vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Por kush janë viktimat?

Dy shtetasit, Mihal Jani, 60-vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50-vjeçe, banuese në Tiranë bashkëjetonin vetëm prej pak ditësh bashkë dhe mësohet se nuk janë të martuar, por as bashkëjetues prej një kohë të gjatë. Fëmijët e të dy viktimave kanë denoncuar mungesën e tyre duke mos ditur asgjë për jetesën e tyre se bashku në këtë shtëpi.

Polici informon se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes./GazetaSinjali/