Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar plotë një milion e 700 mijë qytetarë kundër COVID-19.
Këtë e ka njoftuar kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook dhe gjithashtu ka bërë apel për vaksinim.
“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë” shkruante në postimin e Ramës.
Derisa në Shqipëri prej datës 1 shtator filloi vaksinimi i hapur për qytetarët e moshave mbi 18-vjeç. Në anën tjetër autoritetet e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për ekipet mjekësore, stafin e arsimtarëve dhe studentët, masë kjo që pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji. /GazetaSinjali/