Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se e mitura ka lindur sot, në Klinikën e Gjinekologjisë.
Burimet thonë se Policia është njoftuar për rastin me ç’rast është marrë deklarata e të miturës lidhur me babain e foshnjës. E njëjta ka njoftuar Policinë se fëmija është i A.B., nga një fshat i Ferizajt.
Si rezultat i denoncimit, Policia në Prishtinë ka njoftuar stacionin policor në Ferizaj, për të marrë veprimet e nevojshme hetimore.