image Shqetësuese: Mbi 20 fëmijë nën moshën 10 vjeç të infektuar me COVID-19 për 24 orë

Shëndetësi

Shqetësuese: Mbi 20 fëmijë nën moshën 10 vjeç të infektuar me COVID-19 për 24 orë

news image

Numri i rasteve me COVID-19 javën e fundit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe ku tashmë kanë filluar të raportohen shifra katërshifrore të të infektuarve në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të vdekjes dhe janë regjistruar 1 mijë e 96 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu në këtë periudhë kohore janë shëruar 53 persona nga ky virus. Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 7.854.

Gjithashtu MSH-ja ka njoftuar se nga 1, 096 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, 672 janë të moshës nën 40 vjeç.

Kurse numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 332 raste të reja.

Ndërkaq në grupmoshën 30-39 vjeç gjatë kësaj periudhe kohore janë infektuar 210 persona. Ndërsa, 109 të  infektuar janë të moshës nga 10-19 vjeç.

Kurse në 24 orët e fundit 21 fëmijë të moshës 0-9 vjeç janë infektuar me COVID-19./Gazeta Sinjali/