Pothuajse çdo ditë në tërë territorin e Kosovës raportohen raste të vdekjeve për të cilat Policia nis edhe hetimet që të zbardhet arsyeja se si ndërruan jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa të bëhet hetimi i tyre, Policia tërë vdekjet i evidenton si “vdekje të dyshimta”.
Ndërsa që nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit nëntor, Policia e Kosovës ka informacione për 104 raste të vdekjeve “natyrale apo aksidentale” që ndryshe njihen si “vdekje të dyshimta”.
Kështu thuhet në përgjigjjen e tyre për Gazetën Sinjali, të cilët thonë se shumica kanë qenë vdekje natyrale.
“Numri i përgjithshëm që nga fillimi i vitit, pra 1 janar e deri më 30 nëntor është 104 raste, të cilat janë të evidentuara në sistem si vdekje natyrale apo aksidentale, mirëpo janë vdekje të dyshimta që nuk dihet arsyeja se prej çka kanë vdekë”.