image “Shqetësues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme”

“Shqetësues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme”

news image

Për rrjetin e organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” në zgjedhjet e 6 tetorit, mbetet shqetësues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme.

Kështu u tha në një konferencë për media të mbajtur nga DnV, e cila ka monitoruar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, me ç’rast ka treguar sot për gjithë rrjedhën e procesit zgjedhor.

Aty u tha se zgjedhjet janë zhvilluar në frymë të qetë dhe demokratike.

Artan Murati nga DnV tha se zgjedhjet janë administruar sipas standardeve më të larta.

Sipas tij, përkundër parregullsive të vogla dita e zgjedhjeve ka shkuar e qetë.

Murati tha se disa nga dukuritë që janë evidentuar ne këto zgjedhje janë: numri i shtuar i votuesve me asistencë, vështirësitë me gjetjen e qendrës së vendvotimeve, fotografimi i votës, votues me dokumente me afat të skaduar dhe sipas tij, në disa raste është votuar me dokumente tjera e jo me ato të Republikës së Kosovës.

“Shqetësuese mbetet fenomeni i shfaqur me numrin shumë të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, janë evidentuar mbi 40 mijë fletëvotime të pavlefshme”, tha Murati.

Ai tha se KQZ ka treguar nivel të lartë në detyrë duke pasur një qasje transparente, që sipas tij, dëshmon avancim në punën e KQZ-së dhe Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ).

/Gazeta Sinjali/