Ka përfunduar edhe xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sinjali Sport.
Trepça’89 e mposhti Gjilanin me përmbysje 2-1 me golat e Arbnor Mujës, fitore që e largon nga zona e kuqe.
Pas këtij triumfi kryetrajneri i “Xehetarëve”, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur pas fitores të cilën e realizuan futbollistët e tij.
Tekniku mitrovicas inkurajoi futbollistët e tij edhe për dy ‘finalet’ e mbetura të kampionatit, njërën ndaj Ballkanit dhe tjetrën ndaj Drenicës.
“Shpërdoruam raste të shumta në këtë ndeshje dhe kur përballë ke një super skuadër si Gjilani, normalisht se të vështirësohen punët. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për t’i falënderuar gjithë futbollistët për mundin dhe angazhimin e dhënë në këtë përballje”.
“Na presin dy sfida jashtëzakonisht të vështira. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të tentojmë që nga këto dy ndeshje të marrim katër pikë. Kjo fitore ndikon në aspektin psikologjik, ndaj presim që në këto dy ndeshje të marrim rezultate pozitive”, përfundoi Idrizi.
Trepça ’89 aktualisht ndodhet në pozitën e shtatë të renditjes tabelore me 39 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/