image Idrizi: U dëmtuam nga gjyqtarët, dy penalti nuk u akorduan për ne

Futboll

Idrizi: U dëmtuam nga gjyqtarët, dy penalti nuk u akorduan për ne

news image

Trepça ’89 është befasuar në shtëpi duke u ndalur nga skuadra tashmë e rënë nga Superliga Besa, shkruan Sinjali Sport.

Mitrovicasit në këtë takim kanë qenë në disavantazh pas golit të shënuar nga pejanët me anë të Diellor Besenit, ndërsa me faqe të bardhë nga ky takim skuadrën mitrovicase e ka nxjerr Arbnor Muja.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka shtuar se janë dëmtuar nga gjyqtarët  dhe ndihen të zhgënjyer nga kjo ndodhi.

“Krijuam shumë raste për shënim, pavarësisht që kishim ditur që na pret një ndeshje e vështirë. U dëmtuam në dy penalti dhe kjo ndikoi direkt në rezultat. Ishin penalti të pastërta, teksa ndikuan negativisht te futbollistët dhe ishte e pamundur për t’u rikthyer.

Në asnjë moment ne nuk do të dorëzohemi. Janë edhe katër ndeshje deri në fund, ndërkohë që do të japim maksimumin që të mbetemi në Superligë”, përfundoi Shpëtim Idrizi

Trepça ’89 me këtë barazim ngritët në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besa në vendin e fundit me vetëm 12 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/