image Prishtina dhe Drita në Evropë, Trepça'89 në barazh, Arbëria dhe Besa në Ligën e Parë
[wp-story id="814678"]

Futboll

Prishtina dhe Drita në Evropë, Trepça’89 në barazh, Arbëria dhe Besa në Ligën e Parë

news image

Ka përfunduar edicioni 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sinjali Sport.

Në xhiron e fundit në elitën e futbollit kosovar u vendosën edhe disa ata skuadra që nuk e dinin se si do përfundojë sezoni për to.

Skuadra kryeqytetase Prishtina  u shpall kampione e këtij edicioni në javën e kaluar, mirëpo sot u mundën nga Ballkani me rezultat 2-5, në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani me këtë fitore mbetet në pozitën e tretë edhe këtë vit pa dalje në Evropë, pasi skuadra e Dritës mposhti Arbërinë 2-0 dhe e rezervoj biletën e fundit që dërgon në garat evropiane.

Arbëria me këtë humbje bëhet skuadra e dytë që bie nga Superliga, duke iu bashkuar Besës e cila sot mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1-0.

Gjilani në tjetrën anë e mbylli këtë edicion në pozitën  e katërt me 48 pikë.

Llapi pasi u shpall kampion në Kupën e Kosovës dhe si fitues i Kupës do shkojë në kualifikimet për garat evropiane, sot barazoi ndaj Feronikelit me rezultat 1-1, duke siguruar mbijetesën edhe skuadra nga Drenasi.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Mitrovicë, ku ekipi i Trpeçës’89 fitoi ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Drenicës me rezultat 2-1 dhe siguroi barazhin ku do të takohet me Dukagjinin në përballjen se cila do vazhdoj në Superligë.

Drenica në anën tjetër mbylli këtë stinor në pozitën e gjashtë, duke konfirmuar qëndrimin edhe për një sezon në Superligë. /Gazeta Sinjali Sporti/