Pamjet e arrestimit të gruas që konsiderohet si e dyshuara kryesore për bombën që shkaktoi shpërthimin në Istiklal në Stamboll mesditën e djeshme tashmë janë publikuar.
Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan dhe duke kontrolluar ambientet, me ç’rast kanë zbuluar edhe armë.
Në të njëjtën kohë, përdoruesit e Twitter publikuan foto të gruas së dyshuar pas arrestimit të saj. Pak më parë mediat turke kishin publikuar një video të re të gruas duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit vdekjeprurës që la 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.
Arrestimi i “personit” që dyshohet se la bombën në Stamboll u njoftua sot, nga ministri i brendshëm turk Suleiman Soylu, duke fajësuar PKK -në, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin e djeshëm. Ministria e Punëve të Jashtme turke njoftoi se më shumë se 20 të dyshuar u arrestuan, duke përfshirë edhe personin që dyshohet se la mjetin shpërthyes në Avenue Istiklal , pedonalen e njohur të Stambollit.