image Shpërthimi në det nga ushtria amerikane shkaktoi tërmet 3.9 ballë

Botë

Shpërthimi në det nga ushtria amerikane shkaktoi tërmet 3.9 ballë

news image

Ushtria amerikane ka shpërthyer një bombë në detin e Floridës i cili shpërthim llogaritet të ketë shkaktuar tërmet 3.9 ballë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në afërsi të shpërthimit ishte anija transportuese e avionëve luftarakë “USS Gerald R. Ford” e cila peshon rreth 100 mijë tonë. Marina Amerikane me këtë shpërthim demonstroi se anija e tyre transportuese për bartjen e avionëve luftarakë nuk lëvizi nga vendi, pavarësisht shpërthimit i cili llogaritet se është 3.9 ballë.  

Demonstrimet të cilat kanë fuqi të madhe të shkatërrimit janë kritikuar në të kaluarën nga aktivistët për të drejtat e njeriut./Gazeta Sinjali/