image Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Pas dy vajzave vdes edhe nëna

Shqipëri

Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Pas dy vajzave vdes edhe nëna

news image

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku shpërtheu një bombol gazi në hotelin e familjes Gjoka, njofton Gazeta Sinjali.

Pas dy vajzave Danjela dhe Klarisa Gjoka, 19 dhe 15-vjeç, ka ndërruar jetë dhe nëna, 40-vjeçarja Alketa Gjoka.

Ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital në Itali ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është djali i mitur Enrik Gjoka 12 vjeç, i cili ndodhet në Itali.

Familja Gjoka jetonte në Itali, por ishin kthyer në Velipojë për të përgatitur hotelin me nisjen e sezonit turistik, shkruan euronews, përcjell Gazeta Sinjali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Të plagosurit fillimisht u dërguan në Tiranë, por me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore si pasojë e djegieve të rënda u dërguan në Itali.

/GazetaSinjali/