image Shpërthim në një ishull në Rusi, 9 të vrarë, mes tyre 4 fëmijë

Botë

Shpërthim në një ishull në Rusi, 9 të vrarë, mes tyre 4 fëmijë

news image

Të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në një shpërthim gazi në një ndërtesë pesë-katëshe në Rusi. Incidenti ndodhi në ishullin Sakhalin në lindje të Rusisë, në një zonë të quajtur Tymovskoye, sipas skynews.

Sipas autoriteteve lokale, një bombol gazi ka shpërthyer në një nga banesat, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës.

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kërkuar për viktima të tjera nën rrënoja.

/GazetaSinjali/