Dje pak para mesnatës, në rrugën “Shaip Spahiu” në Prizren, një burrë ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim në hotelin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se shkaku i shpërthimit në hotel ka qenë dëmtimi i një njehsori të rrymës për shkak të mbingarkesës.
Viktima ka raportuar se njehsorin e rrymës e ka ndërruar së fundmi, por që nuk ka qenë adekuat për ngarkesën që kishte.
Në lidhje me rastin është informuar hetuesi kujdestar.