image Shpërthim masiv në minierën në Turqi, 50 punëtorë bllokohen nën tokë - VIDEO

Botë

Shpërthim masiv në minierën në Turqi, 50 punëtorë bllokohen nën tokë – VIDEO

news image

Një shpërthim masiv është regjistruar ditën e sotme në një minierë në veri të Turqisë, duke bërë që dhjetëra punëtorë të mbeten të bllokuar nën tokë.

Deri më tani, 14 punëtorë janë shpëtuar pas incidentit, i cili ndodhi në orën 18:15 (me orën lokale). Në momentin e ngjarjes, në minierë ndodheshin 87 punëtorë, ndërsa dy kanë mbetur të plagosur. Raportet e mediave ndërkombëtare thonë se numri i njerëzve të bllokuar është 50. Guvernatori i provincës Bardin, Nurtac Arslan, tha se tetë minatorë arritën të dilnin vetë.

Miniera është në pronësi të ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD).

Po hetohet për shkaqet e shpërthimit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleiman Soylu dhe ai i Energjetikës, Fatih Donmez. Në zonë kanë shkuar ambulancat, ndërsa ankthi i familjarëve për të zhdukurit është i madh. 

Kujtojmë se në vitin 2014, mbi 300 persona u vranë në një shpërthim mine në Turqi. 

/GazetaSinjali/