Të paktën 10 persona raportohet se janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në Beyoglu të Stambollit.
Sipas raportimit të mediave, shpërthimi ka ardhur nga kabllot nëntokësore.
Banorët e zonës janë evakuuar pas shpërthimit.
Ndërkohë, pamjet nga vendngjarja janë publikuar nga Beyaz Gazete.