Një lokal i veshmbathjeve në Gjilan sot është përfshirë nga zjarri rreth orës 10:00 të mëngjesit. Bëhet fjalë për “Avia outlet” (ish-Bezi) që gjendet në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Sinjalizuesit bëjnë me dije se rastin e ka denoncuar në polici pronari i lokalit, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe të zjarrfikësve.
Të njëjtit sinjalizues tregojnë se përveç dëmeve materiale të cilat sipas pronarit janë të mëdha fatmirësisht viktima në njerëz nuk ka pasur.
Ndërkaq, sipas sinjalizuesve ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk kanë identifikuar persona si të dyshuar.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.