Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.
Si pasojë e këtij shpërthimi, nuk ka persona të lënduar. Ndërsa tri vetura që ndodheshin të parkuara afër, janë dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin.
“Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.