Ajo njihet në publik për jetën super luksoze që bën, të cilën e ekspozon vazhdimisht përmes fotografive në rrjetet sociale. “King MT”, është nofka e Morena Tarakut në Instagram ku numëron afër një milion ndjekës.
Por si do ta presin fansat e saj një audio incizim i cili ka rënë në dorën e një sinjalizuesi, mbetet të shihet.
Modelja e shndërruar në këngëtare Morena Taraku, bazuar në audio incizimin që e posedon Sinjali rezulton se, në rrethana të caktuara ajo është në gjendje të përdorë fjalor tejet të ndytë. Se a ndodh kjo çdo herë apo vetëm në raste të shpërthimit të saj, mund ta dinë vetëm ata që e njohin nga afër.
Morena Taraku po e zhvillon karrierën edhe jashtë vendit, së fundmi ajo ka publikuar këngën “Swag” e cila po pëlqehet nga fansat e saj. /Sinjali/