Një nga problemet që përballen qytetarët e Kosovës padyshim që është shpërthimi i kanaleve të ujërave të zeza, problem ky i cili ua vështirëson goxha shumë jetesën e shëndetshme.
Siç njoftojnë sinjalizuesit, me një gjendje të tillë po përballen edhe banorët e lagjes “Mati 1” në rrugën C, atje ku ka shpërthyer një kanalizim.
Sipas të njëjtëve ndotjen e shkaktuar nga kanalizimi banorët janë duke u përballur tash e dy javë, pasi askush nuk është marr me rastin.
“Qe dy jave eshte kjo gjendje dhe nuk vjen askush me intervenu prej komunes. Era e fekaljeve eshte padurushme dhe ne si banore nuk mund as ti hapim dritaret”, është shprehur sinjalizuesi i Gazetës Sinjali.