image ​Ujësjellësi u bën apel: Mos hudhni mbeturina në kanalizim

Kosovë

Njoftimi/ ​Ujësjellësi u bën apel: Mos hudhni mbeturina në kanalizim

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” ka njoftuar se muajin e kaluar është intervenuar në rreth 400 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

Për këtë, kompania e ujësjellësit lutë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në sistemin e kanalizimit.

“Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hedhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar  për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre”, thuhet në njoftimin  e Ujësjellësit.

Sipas Ujësjellësit rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e tyre.

Për këtë Ujësjellësi ka dërguar edhe disa fotografi ku mbeturina janë gjuajtur në kanalizime.