image KRU "Prishtina": Qytetarët do t'i paguajnë faturat, pezullimi ishte vetëm propozim i qeverisë

Kosovë

Njoftim/ KRU “Prishtina”: Qytetarët do t’i paguajnë faturat, pezullimi ishte vetëm propozim i qeverisë

news image

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se njoftimi për pezullimin e pagesave ishte një gabim, raporton Gazeta Sinjali.

Nga ujësjellësi thonë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i paguajnë pagesat për ujë dhe kanalizim, pasi sipas kësaj kompanie, pezullimi i këtyre pagesave ka qenë vetëm propozim i qeverisë e jo vendim.

“KRU”Prishtina” sh.a. bazuar në propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shtyen të gjitha pagesat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit deri më datë 30 prill 2020, konsumatorët mund të bëjnë pagesa për shërbimet dhe ato mund t’i bëjnë online, përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare si dhe kemi në dispozicion nga një arkë në secilën komunë ku ofrojmë shërbime. Ju kërkojmë ndjesë sepse ky ka qenë vetëm propozim i Qeverisë së Kosovës dhe deri në marrjen e vendimit për shtyerjen e pagesave, ju mund të bëni pagesa si më lartë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1530296627117957