Në puntatën e sotme në Përputhen u realizua takimi mes Ledjanës dhe kandidatit të ri, Kristianit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky takim ngjalli shumë debate mes Sindit dhe Antonelës.
Debati fillimisht u zhvillua mes Sindit dhe Ledjanës për Mevlanin, ku Sindi i thotë Mevlanit se po përdorë edhe Ledjanën edhe Antonelën.
Kjo e fundit u prek siç duket nga Sindi, dhe aty filloi debati.
Antonela: Nuk na përdor askush. Kujdes me fjalët okej, se ty nuk po ta cenon askush tipin tënd, unë nuk jam në lojën e askujt. Ti the përdor këto të dyja, kujdes me lodrat, nuk jam lojna e askujt. Kujdes me mua kaq po të them.
Sindi: A je në terezi ti moj? Nuk ta thash ty!
Antonela: Po kujt ja the, kameramanit?