image Po ktheheshin në shkollë pas festave, 14 studentë vdesin pas shpërthimit të autobusit

Botë

Botë/ Po ktheheshin në shkollë pas festave, 14 studentë vdesin pas shpërthimit të autobusit

news image

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe katër të plagosur kanë mbetur pasi një autobus shpërtheu në kontakt me një pajisje shpërthyese të improvizuar (IED) në Burkina Faso, veripërëndim i Afrikës.

Automjeti po transportonte kryesisht studentë drejt shkollave pas pushimit të Vitit të Ri.

Raportet tregojnë që autobusi hipi mbi paisjen shpëthyese në Toeni, një departament në rajonin e Sourou.

Akoma nuk është e qartë se kush mund të ishte pas sulmit por kërcënimi xhihadist është rritur së fundmi në Burkina Faso.

Në prag të Krishtlindjes, 35 civilë u vranë në veri të vendit në një sulm të dyshuar xhihadist mbi një bazë ushtarake.

Vendet perëndimore janë përpjekur të ndihmojnë qeveritë në rajon të luftojnë kryengritësit, por dhuna ka vazhduar.