image Shpërndarësja e drogës në Tiranë, 40-vjeçarja përdorte edhe fëmijët për shitur heroinën

Shqipëri

Shpërndarësja e drogës në Tiranë, 40-vjeçarja përdorte edhe fëmijët për shitur heroinën

news image

Kjo që shihni në këtë foto është 40 vjeçarja Brikena Frakulli Nurja.

Ajo së bashku me bashkëjetuesin Artur Kristo, të birin Klevi Banushi dhe mikeshën Hortenca Biçaku kishin krijuar një grup kriminal në fushën e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës në kryeqytet.

40-vjeçarja nuk kishte nguruar që të bërë pjesë të rrjetit të saj të shpërndarjes së kokainës edhe të bijën e mitur e cila është kapur në vëzhgimet duke transportuar doza të vogla tek blerësit. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e të arrestuarve Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë si edhe rreth 85 mijë euro.

Pas vënies në pranga nga Policia e Tiranës Brikena Frakulli është thyer dhe ka bashkëpunuar me autoritetet duke treguar se kush e furnizonte me kokainë dhe heroine. Ndër të tjera ajo ka dhënë identitetin e plotë të personit që i sillte nga Kosova kilogramët me kokainë të cilat me pas ajo i ndante në doza më të vogla dhe i tregtonte në Tiranë. Policia e kryeqytetit po bashkëpunon me atë të Kosovës për vënien ne pranga të këtij personi dhe zbërthimin e plote të skemës.

Ndërsa për heroinën ajo ka dëshmuar se e ka gjetur nga lidhje të saj me persona të ndryshëm në tiranë, pa nguruar të përmendë edhe Behar Sofinë të ekzekutuar mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021 bë Tiranë.  Sipas Brikena Frakullit me Behar Sofinë e lidhte një marrëdhënie familjare që e ka ndihmuar më pas të futet në botën e narkotikëve.

40 vjeçarja në publik përpiqej të krijonte imazhin e një njeriu që kryente kurse profesionale dhe te bëhej kuzhiniere por policia kishte pasur informacion se ajo merrej me shpërndarjen e drogës prej më shumë se 8 vitesh.

Në prill të 2019 policia e Tiranës në një operacion të ngjashëm arrestoi ish burrin e saj Florjan Nurja së bashku me bashkëpunëtorin Pieraldo Pelushi të cilët shpërndanin drogë në bare e piceri. Gjatë këtij operacioni u shoqërua edhe 40 vjeçarja por policia dhe prokuroria nuk mundi dot të provojë implikimin e saj dhe u la e lirë për tu arrestuar 4 vite më vonë si drejtuese e një tjetër grupi kriminal./Top Channel

/GazetaSinjali/