Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën antiCOVID në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës.
Para sallës janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për t’u vaksinuar.
Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër më të madh se ditëve të tjera.
Të moshuarit e interesuar për të marrë vaksinën antiCOVID, janë sistemuar brenda sallës “1 Tetori” të cilët janë pajisur me numra rendor. /Gazeta Sinjali/