image Shpërndahen përmes ajrit vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra

Kosovë

Njoftim/ Shpërndahen përmes ajrit vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra

news image

Nesër do të fillojë shpërndarja e vaksinave kundër tërbimit të kafshëve të egra.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se fushata do të zgjasë një javë në tërritorin e Kosovës.

“Nga data 29 tetor gjerë më 4 nëntor 2019, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit. Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAC-së.

Sipas këtij njoftimi, i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore./Gazeta Sinjali/