image Shpenzime, keqpërdorime dhe punësime – Qeveria Kurti zyrtarisht shkarkon bordin e Telekomit - Sinjali

Shpenzime, keqpërdorime dhe punësime – Qeveria Kurti zyrtarisht shkarkon bordin e Telekomit

news image

Qeveria Kurti ka marrë vendim para pak minutave që ta shkarkojë bordin  e Telekomit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Arsyeja e shkarkimit të bordit të Telekomit të Kosovës, sipas ministres ka qenë për shkak të shpenzimeve të tepërta, keqpërdorimi i detyrave si dhe punësimet e shumta.

Në fakt lajmi është raportuar edhe më herët nga Gazeta Sinjali e cila ekskluzivisht ka raportuar për këtë ngjarje.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Sinjali ka raportuar se bordi i Telekomit të Kosovës i kishte dërguar letër ministres së Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, ku ishin ankuar se janë publikuar informatat për shkarkimin e tyre si dhe për “injorimin” që sipas tyre po i bëhet Telekomit.

Po ashtu Gazeta Sinjali, raportoi se kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri, ka nënshkruar dorëheqjen para se të shkarkohet, por që ende nuk e kishte dërguar tek organet kompetente./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin