image Kurti: Rinia në fokus të politikave e angazhimeve tona, zhvillimi i ardhshëm varet nga ta

Sociale

Kurti: Rinia në fokus të politikave e angazhimeve tona, zhvillimi i ardhshëm varet nga ta

news image

Ka përfunduar projekti nga Zyra për Çështje të Komuniteteve me ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve, ky projekt ishte mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, na i cili kanë përfituar përvojë të punës praktike në institucione 100 të rinj e të reja ngatë gjitha komunitetet në Kosovë.

Kryeministri Kurti deklaroi se Qeveria është e përkushtuar për të shtuar mundësitë për aftësim dhe punësim, me politika të ndryshme, siç është ajo gjatë verës një i punësuar në çdo familje.

 “Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare e në angazhimet tona publike, sepse zhvillimi ynë i ardhshëm varet shumë prej asaj se si e ndihmojmë dhe e trajtojmë rininë tonë, duke mos harruar që mosha mesatare në Republikën e Kosovës është vetëm 31-vjeç”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit po jetësohet skema e punësimit për të rinjtë, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vazhdon mbështetjen e projekteve të organizatave rinore.

“Qeveria se ka ndarë 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1000 kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit”, thotë Kurti.

Gjatë vitit akademik 2021/2022, qeveria thotë se janë ndarë 1365 bursa universitare për studentet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, apo siç njihet ndryshe STEM.

Në këtë ceremoni u theksua se qeveria dhe institucionet janë të fokusuara për të zhvilluar plane e programe më të mira, për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për të rinjtë e të rejat, për të tashmen por edhe për të ardhmen e tyre, e të vendit.

/GazetaSinjali/