image Hoxha për Bislimin: E ka ngritur dorën me votu nipin që nuk e ka parë 50 vjet

Politikë

Hoxha për Bislimin: E ka ngritur dorën me votu nipin që nuk e ka parë 50 vjet

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka vazhduar me akuzat për punësime partiake kundër qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj PDK-ja është duke bërë vetëm shpalosje të fakteve për punësime politike e jo akuza.

“Unë s’do ta quaja akuzë, por janë shpalosje e fakteve që i kemi gjetur në proces. Këto nuk janë punësime por emërime politike, siç edhe po i quajnë këta. Gjuha e tyre sa ishin në opozitë ka qenë që çdo person që është emëruar dhe që ka pasur bagazh profesional, është diskredituar nga ta”, ka thënë ajo në Frontal

Hoxha ka shtuar se sa ishte në opozitë VV-ja ka akuzuar pushtetin për emërime politike. E këtë rrugë sipas saj po e ndjek edhe opozita e tanishme.

Edhe ne do t’i shikojmë këto siç i kanë shikuar dhe ne po e bëjmë vetëm opozitën. Me udhëzimin administrativ që përcakton se si përzgjidhen anëtarët e KShC-së, e ku kriteret janë shumë të qarta, e pastaj edhe Komisioni që e ka përcaktuar ministrja Nagavci, pjesë e së cilës është edhe Rron Gjinovci e kanë pasur për detyrë që të shqyrtojnë aplikacionet dhe të rekomandojnë se cilët janë të nominuarit e duhur”, ka thënë Hoxha.

Tutje ajo ka folur edhe për emërimin e nipit të Besnik Bislimit. Sipas saj vetë Bislimi ka ngritur dorën për ta votuar.

Edhe ai e ka ngrit dorën me votu. S’ka lidhje nëse e ka parë apo jo, sepse edhe mua mund të më dalin 50 kushërinj që ndoshta as si kam parë”, deklaroi ajo.

Hoxha ka përmendur edhe emërimin e Seb Bytyqit, duke theksuar se ai nuk ka qenë në listën e rekomandimeve parësore.

Nëse flasim për profesorin Seb Bytyqi, në listën e rekomandimeve që i Komisioni i ka shqyrtuar aplikacionet, nëntë prej tyre kanë qenë të nënvizuar. Ministrja më pas ka pasur që të zgjedh katër prej tyre. Sef Bytyqi nuk është në listën e rekomandimeve parësore. Nëse ka një shpjegim nga zonja Nagavci se pse i ka zgjedhur tre të rekomanduar nga Komisioni dhe një që nuk është rekomanduar, atëherë të jap përgjigje. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli ”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/