Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se PDK po del në kundërshtim me vetën, pasi që dikur zyrtarët e kësaj partie thonin se në Kosovë nuk ka korrupsion, ndërsa sot po zotohen t’a luftojnë atë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se PDK-së i ka mbetur vetëm të tregojë se kush e ka fajin.
“Gjatë gjithë kësaj kohe kanë mohuar se në Kosovë ka korrupcion. Na thonin se është vetëm percepcion. ‘Janë propaganda të opozitës’, thonin. Tani, PDK po e thotë që prioriteti numër 1 për ta është lufta kundër korrupcionit. Në qoftë se nuk ka ekzistu, çka do të luftojnë? A nuk po e kuptojnë që me këtë po e pranojnë që ka pas korrupcion, bile edhe shumë, meqenëse është prioriteti numër 1. Ai ka thënë se tani mbetet të tregojnë se kush e ka fajin, Hashim Thaçi, Adem Grabovci apo dikush që ka marrë vendime në PDK”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/