Dje një qytetar, zyrtar në Komunën e Podujevës, e ka denoncuar në polici kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal dhe fizik, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse, policia dhe prokuroria iniciuan rast dhe filluan hetimet për zbardhjen e tij, Bulliqi e mohoi një gjë të tillë.
Ai tha se “këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje, me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit”.
Ndërkohë, Gazeta Express ka siguruar pamjet në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës./Gazeta Sinjali/