Shpat Zekaj e ka mbyllur aventurën në “European Judo” që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë me medalje të argjendtë, transmeton Sinjali Sport.
Zekaj pas disa fitoreve radhazi, nuk arriti që në finale të mposhtë xhudistin ukrainas, Anton Savytskiy.
Shpati nuk e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, me kundërshtarin që ishte fillimisht në epërsi me një pikë.
Kjo pikë për kundërshtarin e kosovarit ishte vendimtare kur përfundoi koha e rregullt.
Kësisoj, Zekaj e mbyll aventurën në Zagreb me medalje të argjendtë, derisa dje (e shtunë) medalje të bronztë Kosovës i ka siguruar edhe Laura Fazliu. /Gazeta Sinjali Sporti/