image Medalja e tretë për Kosovën, Laura Fazliu e bronztë në Evropianin e xhudos

Sporte Luftarake

Medalja e tretë për Kosovën, Laura Fazliu e bronztë në Evropianin e xhudos

news image

Larua Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Montpellier të Francës.

Ajo triumfoi ndaj portugezes Barbara Timo, me Ippon, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti francezen Clarisse Agbegneneu në kohën shtesë.

Përndryshe, kjo është medalja e tretë për Kosovën në këtë kampionat, pasi Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë të premten, dhe Nora Gjakova të bronztën.

/GazetaSinjaliSport/