Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Sejdiu, i cili nuk arriti të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga pozitat brenda strukturave të kësaj partie.
“Unë që nga sot jap dorëheqje të plotë nga pozitat e mija brenda strukturave të Partisë Socialdemokrate”, ka shkruar ndër të tjera Sejdiu në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai në një postim në Facebook ka uruar ish-partinë e tij Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, ndonëse në shkrimin e tij në rrjetin social nuk e përmend emrin e saj, pjesë e së cilës ishte dikur. /Gazeta Sinjali/
Postimi i tij i plotë: