image Shpallin Vjollca Haxhiun ‘të vdekur’, reagon këngëtarja: Kjo është paturpësi

Bota e Yjeve

Shpallin Vjollca Haxhiun ‘të vdekur’, reagon këngëtarja: Kjo është paturpësi

news image

Përgjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtares së njohur shqiptare, Vjollca Haxhiu.

Këngëtarja, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka reaguar përmes një postimi duke bërë me dije se ky është plotësisht i rremë.

Ajo e ka publikuar lajmin në InstaStory dhe ka theksuar se është paturpësi dhe një shqetësim për rrethin dhe familjen e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar Haxhiu sipër postimit.

Rasti i Vjollca Haxhiut nuk është i vetmi në estradën shqiptare, pasi një gjë e tillë më herët ka ndodhur edhe me këngëtarët Sabri Fejzullahu e Nysret Muqiçi.

Lidhur me këto lajme të rreme reagimet kanë qenë të ashpra, por që deri më tani nuk është marrë ndonjë masë./Gazeta Sinjali/