Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati i ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se për shkak të rrezikut nga vërshimet ka marrë vendim të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kamenicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, i cili tha se reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe se disa fshatra kanë mbetur të bllokuara.
“Kam kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet relevante që operojnë në Komunën e Kamenicës”, ka thënë Kastrati.
Gjithashtu ka bërë të ditur se janë njoftuar të gjitha këshillet lokale, ndërkaq që Policia, QKMF, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente komunale, janë mobilizuar për tejkalimin e kësaj situate.