image Shpallet fajtore e akuzuara Domenika Pergega që mori veturën e ish-të dashurit dhe u aksidentua në Gjakovë

Drejtësi

Shpallet fajtore e akuzuara Domenika Pergega që mori veturën e ish-të dashurit dhe u aksidentua në Gjakovë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë dje ka shqiptuar urdhër ndëshkimor ndaj Domenika Pergegajt, 24 vjeçare, e akuzuar për marrje në posedim të pasurisë së luajtshme. Gjykata e ka dënuar të akuzuarën me 600 euro gjobë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pati raportuar në nëntor të vitit të kaluar se Pergega bashkë me shoqen e saj, Aurora Bunarin, u aksidentuan pas mesnate në Gjakovë, me një veturë të tipit AUDI, pronë e të dashurit të Pergegajt, vëllait të ish-komandantit të policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, Faton Gjokaj.

Fillimisht ky rast ishte raportuar si vjedhje, gjoja se Pergega ka bërë aksident me veturë të vjedhur, që gjë nuk doli të ishte ashtu. Sinjali raportoi ekskluzivisht se Pergega mori veturën e Faton Gjokajt dhe u aksidentua në fshatin Gradish.  

Edhe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, thuhet se ajo këtë e ka bërë në atë mënyrë që pasi që kishte qenë në lidhje dashurie me të dëmtuarin rreth një vit, ndërsa kohët e fundit raportet i kishin prishur, natën kritike derisa e akuzuara ishte me shoqen e saj A. B. duke lëvizur me automjetin e tyre, e vëren veturën e të dëmtuarit e cila ishte e ndezur ku pastaj edhe ndalet afër saj, me ç‘rast e akuzuara afrohet dhe fillimisht e shikon se a është i dëmtuari në veturë e pastaj hip në të, e merr veturën dhe pasi i bën disa xhiro në qytet e merr shoqen e saj dhe niset në drejtim të Prizrenit dhe pasi mbërrin në fshatin Gradish, nga shpejtësia e madhe e humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës. Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, nga neni 319 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sinjali po ashtu kishte raportuar se pronari i veturës, Faton Gjokaj, argëtohej në lokalin “Etno” bashkë me dy vajzat, por në një tavolinë tjetër, përballë tyre në natën që ndodhi aksidenti.

/GazetaSinjali/