image Shotani: Sporti më së paku ka nevojë për politizim

Futboll

Futboll/ Shotani: Sporti më së paku ka nevojë për politizim

news image

Trajneri i njohur, Bekim Shotani mendon që sporti nuk duhet të politizohet. Ai beson se duhet të jemi gjakftohët ndaj situatës që gjendemi.

‘Sa i përket gjendjës në të cilën po kalojmë si nga pandemia e poashtu edhe nga gjendja politike që po mbretëron në vendin tonë mendoj që secili nga ne duhet të jetë gjakftohët edhe vigjilent ndaj situatës, është mirë që mos të kenë ndikim politik lojtarët sepse sporti përfaqëson të gjithë spektrin shoqëror’, u shprehë fillimisht Shotani.

‘Mendoj që sporti më së paku ka nevojë per politizim’, shtoi ai.

‘Poashtu theksoj që klubet nuk kanë të drejtë të bëjnë presion politik te lojtarët sa i përket kahjes politike por lojtarët duhet të jenë të vetedijshëm se çdo komunikim i tyre në spektrin politik dëmton lojtarin personalisht dhe klubin. Përkrahjet mund të jenë individuale por asesi të poletizohen’, përfundoi trajneri i njohur./Gazeta Sinjali/