image Joseph Borrell uron kryeministrin e ri shqiptar Dritan Abazoviq

Rajon

Joseph Borrell uron kryeministrin e ri shqiptar Dritan Abazoviq

news image

Përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar Dritan Abazoviqin pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Borrell përmes një postimi në Twitter ka thënë se mezi po presin të punojnë bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit @DritanAbazovicnë Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi Borrell.

Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje, sot u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.

/GazetaSinjali/