Është shoqëruar në polici një person në Kamenicë, pasi që dyshohet se ka fotografuar votën, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani konfirmoi se një person është shoqëruar në stacion policor dhe prokurori kujdestar është dalë në vendin e ngjarjes.
“Një person është shoqëruar për në stacion nën dyshimin për fotografim të votës. Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me çështjen”, tha Hashani për Sinjalin.
Ai gjithashtu shtoi se rasti ka ndodhur në objektin e Gjimnazit në Kamenicë. /GazetaSinjali/