Komisionerja e Vetëvendosjes, Sanela Gerdiq është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut pasi që dyshohet se bëri propagandë për kandidatin për kryetar të komunës, Erden Atiq, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Stacioni Policor në Veri të Mitrovicës por nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.
“Po, është shoqëruar në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratën, më pastaj është liruar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.