image Shoqërohet në Polici drejtori i shkollës në Dragash, dyshohet se sulmoi fizikisht një person

Siguri

Shoqërohet në Polici drejtori i shkollës në Dragash, dyshohet se sulmoi fizikisht një person

news image

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me të shara, ofendime e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Por në shumë raste, situata eskalon edhe në dhunë fizike, ku si pasojë e kësaj nevojitet me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Në një ngatërresë dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona në komunën e Dragashit, ku drejtori i një shkolle fillore dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 35-vjeçar, i cili ka deklaruar se është rrahur nga i dyshuari në fshatin Bellobrad.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

/GazetaSinjali/