Gazeta Sinjali ka publikuar të martën një video të një burri që shihet duke gjuajtur mbi 10 herë me armë. Në lidhje me këtë Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit është liruar.
“Në lidhje me ketë policia sot rreth orës 11:30 personin e dyshuar me inicialet SH.I ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 15 mars në fshatin Petrovë të Shtimes.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’.