Vaksinimi me detyrim po shkakton polemika në botë, por edhe në Shqipëri.
Shumë qytetarë stepen nga vaksinimi pas lajmeve të publikuara në lidhje me efektet anësore që mund të ketë vaksina dhe një ndër to është edhe steriliteti.
Kirurgu i njohur Ëngjëll Bejtaj i ftuar në një emision televiziv ka shokuar me deklaratën e tij teksa thotë se nuk është fundi i botë nëse vaksina jep një efekt të tillë.
“Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen. Edhe gra 60-vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë. Ka sharlatanë që thonë se po u vaksinove mbetesh steril, por edhe sikur të ndodhë kjo nuk do të ishte fatkeqësia më e madhe e kësaj bote”, thotë mjeku Bejtaj.