Mbrëmë në ekranet botërore është rikthyer sporti luftarak, UFC.
Ndeshja kryesore e edicionit të 249-të ishte ajo mes Tony Ferguson dhe Justin Gaethje, ku fitues doli ky I fundit, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai arriti të shënoi fitore me nokaut në raundin e katërt. Ndeshja u zhvillua pa tifozë.
Kjo ishte humbja e parë e Tony Ferguson në 8 vitet e fundit. Para se të ndeshej me Gaethje, Ferguson kishte planifikuar të ndeshej me Khabibin, por për shkak të rrethanave kjo ndeshje nuk u zhvillua./Gazeta Sinjali/