image Reagimi epik i Khabibit pas humbjes së Tony Ferguson

Sporte Luftarake

UFC/ Reagimi epik i Khabibit pas humbjes së Tony Ferguson

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas kohës sonë, u zhvillua ndeshja mes Tony Ferguson dhe Justin Gaethje, ku fitues doli ky i fundit me nokaut në raundin e katërt të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, i shpejt ishte reagimi i Khabibit në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

‘S’kam koment’, shkroi fillimisht Khabibi në postimin e parë.

Pastaj, në postimin e dytë, ai e lavdëroi Gaethjen duke e quajtur luftëtar të mençur.

‘Ishte impressive, urime. Luftë e mençur’, shkroi  Khabibi.

Ferguson në vend të Geathje, pritej të zhvillonte ndeshje kundër Khabibit, por për shkak të rrethanave, kjo u pamundësua.

Khabibi pritet që për kundërshtarë të ardhshëm ta ketë Geathjen./Gazeta Sinjali/

p1e7ug4u44pqo1mj0rre8s21bgg9.jpg